Sllovenia pëson gol në fund, sërish merr një pikë

Lajme

Sllovenia ka barazuar ndaj Serbisë me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve.

Sllovenët e nisën shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar me Adam Gnezda dhe Jan Mlakar, por në të dyja rastet portier ishte në vend.

Në anën tjetër, Dusan Vlahovic dhe Alesandar Mitrovic kishin raste, por nuk kishte gol.

Edhe në fund të pjesës së parë të dy skaudrat kishin nga një rast, sllovenët me Benjamin Sesko, ndërsa serbër me Mitovovic, por rrjetat heshtën.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi serbëve që kishin dy raste të mirë më Mitovic, por mbrojtja dhe shtylla i shpëtuan sllovenët.

Në minutën e 69-të, Zan Karnicnik mori një pasim të bukur nga Timi Max Elsnik për të shënuar për 1-0 për Slloveninë.

Minutat e fundit i takuan serbëve që krijuan disa raste shënimi, por që deri në minutën e 90-të sllovenët ishin të qetë duke larguar të gjitha goditjet.

Por kur zhvillohej minuta e pestë shtesë, Luka Jovic me kokë shënoi për 1-1.

Sllovenia tani ka dy pikë, ndërsa Serbia mbetet me një pikë pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/



sport,Euro 2024 , Euro 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *