Shtatë përfaqësuese që i kanë mbyllur llogaritë me Kupën e Botës 2026

Shtatë përfaqësuese që i kanë mbyllur llogaritë me Kupën e Botës 2026

Lajme

Kupa e Botës 2026 ka hyrë në momentet vendimtare të fazës së grupeve, teksa shumë kombëtare vijojnë betejën për të siguruar një vend mes 32 skuadrave që kalojnë më tej.

Ndërkohë, disa përfaqësuese e kanë humbur tashmë edhe matematikisht shansin për vazhdim, duke mbetur jashtë garës për raundin tjetër të turneut.

Në formatin e ri me 48 ekipe, kualifikimin e drejtpërdrejtë për në fazën me eliminim e sigurojnë dy vendet e para në secilin prej 12 grupeve, ndërsa me to bashkohen edhe tetë ekipet më të mira që e mbyllin grupin në pozitën e tretë.

Deri në këtë fazë, shtatë kombëtare janë eliminuar zyrtarisht nga Kupa e Botës 2026:

Republika Çeke (Grupi A) – E mbylli grupin në vendin e fundit pas humbjes ndaj Meksikës.

Katari (Grupi B) – Mori vetëm një pikë në tri ndeshjet e zhvilluara në grup.

Haiti (Grupi C) – Doli jashtë garës pas humbjeve kundër Skocisë, Brazilit dhe Marokut.

Turqia (Grupi D) – Disfatat ndaj Australisë dhe Paraguait ia shuan çdo shpresë për kualifikim.

Tunizia (Grupi F) – U përjashtua nga gara pas humbjeve të thella përballë Suedisë dhe Japonisë.

Jordania (Grupi J) – Debutuesja nga Azia nuk arriti të marrë asnjë pikë pas humbjeve ndaj Austrisë dhe Algjerisë.

Panamaja (Grupi L) – U eliminua herët pas humbjeve kundër Ganës dhe Kroacisë.

Këto shtatë skuadra nuk kanë më asnjë rrugë për të arritur raundin pasardhës, as përmes renditjes në grup dhe as përmes klasifikimit të ekipeve më të mira të vendit të tretë. /

Promo