Loja shpërblyese “Eksperti” nga Telegrafi ka nisur me interes të madh gjatë Kampionatit Botëror 2026, duke angazhuar tashmë mbi 5000 përdorues që po vënë në provë njohuritë e tyre përmes parashikimit të rezultateve të ndeshjeve.
Pas përfundimit të javës së parë dhe përzgjedhjes së fituesve të saj, me kalimin e edhe shtatë ditëve të tjera janë bërë publikë edhe fituesit javorë të javës së dytë, të cilët siguruan më shumë pikë falë parashikimeve të tyre.
Në krye të renditjes është “ardian94” me 124 pikë, duke fituar kështu çmimin kryesor javor, një voucher në vlerë prej 100 eurosh nga Neptun.
Me 116 pikë, “dutii” u rendit në pozitën e dytë dhe fitoi dy bileta për koncertin e Mahmud Orhan nga Rave. Po me 116 pikë, në vendin e tretë u rendit “lindon-minisini”, i cili u shpërblye me një SmartWatch Samsung FIT3.
Të tre fituesit tashmë janë kontaktuar nga redaksia e Telegrafit në adresën elektronike me të cilën janë regjistruar në lojën shpërblyese “Eksperti”, për tërheqjen e shpërblimeve dhe për informata shtesë.
Gara vazhdon të mbetet e hapur edhe në javët në vijim, teksa mijëra pjesëmarrës po konkurrojnë për çmime të vlefshme duke parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit.
Fituesit e javës së dytë janë përcaktuar mbi bazën e pikëve të mbledhura nga 15 qershori (e hënë) deri më 21 qershor (e diel) në ora 23:59, periudhë kjo që përbënte javën e dytë të garës në “Eksperti”.
Ndërkohë, java e tretë ka nisur pas orës 00:01 të së hënës (22 qershor) dhe do të zgjasë deri në orën 23:59 të së dielës (28 qershor).
Gjatë gjithë kampionatit, pjesëmarrësit e “Ekspertit” do të synojnë të avancojnë në renditje, ndërsa më të suksesshmit në përfundim të Botërorit 2026 do të fitojnë çmime kryesore si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5.
Shënim: Nëse dy ose më shumë lojtarë mbledhin numër të njëjtë pikësh, renditja vendoset sipas kritereve shtesë të sistemit. Përparësi u jepet lojtarëve që kanë më shumë rezultate të sakta, më shumë parashikime me diferencë të saktë të golave dhe më shumë fitues të parashikuar saktë. Në rast se barazia mbetet edhe pas këtyre kritereve, përparësinë e ka lojtari që ka parashikuar i pari.


