Sheriff Tiraspol zyrtarizon Arli Përgjonin, klubi moldav prezanton ish-mesfushorin e Superiores nga Rrësheni

Sheriff Tiraspol zyrtarizon Arli Përgjonin, klubi moldav prezanton ish-mesfushorin e Superiores nga Rrësheni

Lajme

Arli Përgjoni është prezantuar zyrtarisht si afrimi më i ri i Sheriff Tiraspol. Mesfushori 23-vjeçar, pasi përfundoi eksperiencën me Bylisin në Kategorinë e Parë, ka zgjedhur të vijojë karrierën te gjigantët moldavë.

Ky konsiderohet një transferim i rëndësishëm për 23-vjeçarin, i cili tashmë hedh hapin e radhës jashtë Shqipërisë në përpjekje për t’u afirmuar edhe më shumë. Në sezonin e fundit, Përgjoni ishte një nga liderët e skuadrës, ndonëse Bylisi nuk arriti të mbijetonte në Superiore.

Në prezantimin e tij, klubi moldav shkruan mes të tjerash: “Arli ka lindur në një qytet të vogël të quajtur Rrëshen dhe pjesën më të madhe të karrierës kur ishte i ri, e ka kaluar te Laçi. Ai e ka nisur karrierën profesioniste te Shënkolli dhe ka luajtur në Shqipëri. Është hera e parë për të që luan jashtë vendit”.

https://www.instagram.com/p/DZ69KAeIAIx
https://www.instagram.com/p/DZ69KAeIAIx

Promo