Kombëtaret

Sadiku i jep lamtumirën Kombëtares dhe futbollit: Një rrugëtim krenarie që mbetet në kujtesë

Armando Sadiku ka ndarë në rrjetet sociale emocionet e largimit nga Kombëtarja shqiptare dhe futbolli, duke e cilësuar përvojën me fanellën kuqezi si një prej periudhave më të bukura të jetës së tij. Një ditë më parë, përpara takimit Shqipëri – Finlandë, ish-sulmuesi u nderua në një ceremoni të…

Sadiku i jep lamtumirën Kombëtares dhe futbollit: Një rrugëtim krenarie që mbetet në kujtesë

Armando Sadiku ka ndarë në rrjetet sociale emocionet e largimit nga Kombëtarja shqiptare dhe futbolli, duke e cilësuar përvojën me fanellën kuqezi si një prej periudhave më të bukura të jetës së tij.

“Përfundoi një nga kapitujt më të bukur të

Një ditë më parë, përpara takimit Shqipëri – Finlandë, ish-sulmuesi u nderua në një ceremoni të posaçme në stadiumin “Air Albania”. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e dekoroi për kontributin e tij me përfaqësuesen.

Në mesazhin e publikuar, Sadiku u shpreh se një ditë më parë ishte mbyllur rrugëtimi i tij me Kombëtaren shqiptare. Ai përcolli falënderime të përzemërta për të gjithë trajnerët, bashkëlojtarët, stafin, Presidentin Duka dhe drejtuesit. Mirënjohje të veçantë u kushtoi tifozëve, të cilët e kishin mbështetur dhe i kishin qëndruar pranë përgjatë gjithë këtyre viteve.

Për Sadikun, përfaqësimi i Shqipërisë dhe mbajtja e shqiponjës dykrenare në gjoks kanë qenë një privilegj dhe burim krenarie të jashtëzakonshme. Ndonëse po ndahet nga fusha, ai theksoi se kujtimet, emocionet dhe dashuria për ngjyrat kuqezi do të vazhdojnë ta shoqërojnë.

Duke falënderuar Shqipërinë, ish-sulmuesi nënvizoi se kjo përvojë kishte pasur gjithmonë një domethënie që shkonte përtej futbollit. Lojtari elbasanas e mbylli kontributin me përfaqësuesen me 12 gola në 38 ndeshje.