La Liga

Rodri rikthehet në përgatitje me Barcelonën, synon aktivizimin ndaj Deportivos

Rodri ka zbritur sërish në stërvitje me Barcelonën, ku mesfushori spanjoll u prit ngrohtësisht nga bashkëlojtarët. Ai pritet të jetë në dispozicion për përballjen e kësaj fundjave kundër Deportivos. Kthimi i tij i vjen në ndihmë skuadrës katalanase, veçanërisht pas mungesës së Fermin Lopezit, i…

Rodri rikthehet në përgatitje me Barcelonën, synon aktivizimin ndaj Deportivos

Rodri ka zbritur sërish në stërvitje me Barcelonën, ku mesfushori spanjoll u prit ngrohtësisht nga bashkëlojtarët. Ai pritet të jetë në dispozicion për përballjen e kësaj fundjave kundër Deportivos.

Kthimi i tij i vjen në ndihmë skuadrës katalanase, veçanërisht pas mungesës së Fermin Lopezit, i cili është dënuar me pezullim për dy ndeshje.

Problemi fizik që e shqetësoi Rodrin nuk rezultoi i rëndë, ndaj periudha e rikuperimit ishte e shkurtër dhe ai mundi të rikthehej shpejt në fushë.

Për shkak të dëmtimit, ai nuk luajti në takimin e Barcelonës në Metropolitano, ndërsa mungoi edhe në dy ndeshjet e Spanjës gjatë pauzës së kombëtareve.

Sipas planit të klubit dhe raportimeve të mediave spanjolle, Rodri pritet të përfshihet në listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Deportivos më 29 nëntor. Fillimisht synohet që ai të aktivizohet për disa minuta, në mënyrë që të rikthejë ritmin e garës.

Nëse rikthimi zhvillohet pa probleme, mesfushori mund të nisë si titullar në sfidën kundër Atletico Madridit më 2 dhjetor në Camp Nou.

Rodri iu bashkua Barcelonës nga Manchester City për rreth 75 milionë euro. Sezonin e nisi duke vijuar rikuperimin pas një operacioni në shpinë, të kryer pas Kupës së Botës 2026.