La Liga

Diomande kryeson Real Madridin për driblime, përpara Mbappes

Yan Diomande është bërë një nga lojtarët më të spikatur të Real Madridit këtë sezon. 19-vjeçari kryeson skuadrën madrilene për numrin e driblimeve të suksesshme. Mediumi spanjoll Defensa Central raporton se futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka kryer 78 driblime progresive në La Liga, duke u…

Diomande kryeson Real Madridin për driblime, përpara Mbappes

Yan Diomande është bërë një nga lojtarët më të spikatur të Real Madridit këtë sezon. 19-vjeçari kryeson skuadrën madrilene për numrin e driblimeve të suksesshme.

Mediumi spanjoll Defensa Central raporton se futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka kryer 78 driblime progresive në La Liga, duke u renditur i treti në kampionat.

Më shumë driblime se ai kanë vetëm dy lojtarë të Barcelonës: Pedri, me 92, dhe Lamine Yamal, me 90.

Nga bashkëlojtarët e Diomandes te Real Madridi, më afër tij është Kylian Mbappe. Ai ka regjistruar 51 driblime dhe mban vendin e 26-të në renditje.

Vinicius Junior nuk është pjesë e kësaj renditjeje, pasi pezullimi e ka lënë jashtë katër ndeshjeve të La Ligës.

Që prej bashkimit me Real Madridin, Diomande ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme dhe është kthyer në një alternativë të rëndësishme për sulmin e skuadrës që drejtohet nga Jose Mourinho.