Rodri dhe Alvaro Morata shpallen fajtorë nga UEFA për incidentin në fitoren e Spanjës në Euro 2024

Lajme

Rodri dhe Alvaro Morata janë shpallur fajtor nga UEFA për thirrjet e tyre gjatë festimeve të fitores së Euro 2024.

La Roja u kurorëzua kampione e Evropës pasi mposhti Anglinë 2-1 në finalen e këtij viti.

Megjithatë, gjatë festimeve, dyshja u panë duke brohoritur ‘Gjibraltari është spanjoll’, gjë që i ka futur në ujë të nxehtë.

Gjibraltari, një ish territor spanjoll i vendosur në skajin jugor të Spanjës, ka qenë nën sundimin britanik që nga shekulli i 18-të.

Që atëherë, spanjollët kanë kërkuar kthimin e saj dhe në vazhdim të së njëjtës, Morata i kërkoi turmës të bashkohej me këngën.

Pas këtyre veprimeve, federata e Gjibraltarit paraqiti një ankesë në UEFA dhe tha: “Vërehet natyra jashtëzakonisht provokuese dhe insinuate e festimeve rreth fitores së ekipit kombëtar spanjoll të meshkujve në Euro 2024. Futbolli nuk ka vend për sjellje të një natyre të tillë”.

Duket sikur thirrjet shkelnin rregullin e UEFA-s kundër përdorimit të ngjarjeve sportive për manifestime të natyrës jo sportive. Tani, organi i kontrollit, etikës dhe disiplinës i organizatës qeverisëse (CEDB) do të vendosë për këtë çështje.

Rodri dhe Morata të dy patën sukses në kampionatin evropian, me këtë të fundit që shërbeu si kapiten dhe kontribuoi me një gol dhe një asist. Ndërkohë, mesfushori i Manchester Cityt u vlerësua Lojtari i Turneut pasi shënoi një gol në gjashtë paraqitje në garë.

Rordi konsiderohet gjithashtu në garë për çmimin e Topit të Artë të këtij viti. /Telegrafi/



sport,Alvaro Morata,Rodri,uefa , Alvaro Morata,Rodri,uefa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *