Eduardo Camavinga, mesfushor i Real Madridit, mund të jetë një nga largimet e mundshme të klubit gjatë merkatos së verës.
Sipas AS, drejtuesit madrilenë po mendojnë të realizojnë disa shitje të rëndësishme përpara se të ndërhyjnë me afrime të reja në ekip.
Mes emrave që konsiderohen më pranë largimit është edhe francezi 23-vjeçar. Bëhet e ditur se Real Madridi synon të përfitojë të paktën 60 milionë euro nga transferimi i Camavingas.
Për shërbimet e tij kanë shfaqur interes klube të ndryshme nga Anglia, Italia dhe Franca, me Interin dhe PSG-në që përmenden mes skuadrave pretendente.
Megjithatë, sipas raportimeve, dëshira e vetë lojtarit është që ta vijojë karrierën në Santiago Bernabeu.
E ardhmja e tij, sidoqoftë, do të përcaktohet nga qëndrimi që do të mbajë trajneri i ri, Jose Mourinho.
Në këtë periudhë, Camavinga është me pushime. Rikthimi i tij në stërvitje me ekipin pritet më 13 korrik, pasi më parë të kalojë kontrollet mjekësore.
Pas një bisede kokë më kokë me Mourinhon, pritet të kuptohet më qartë nëse mesfushori do ta marrë në konsideratë mundësinë për të ndryshuar klub.



