Real Madridi mban në fokus Enzo Fernandezin, Bouaddi mbetet alternativa e dytë

Real Madridi mban në fokus Enzo Fernandezin, Bouaddi mbetet alternativa e dytë

Lajme

Enzo Fernandez, mesfushori i Chelseat, është shënjestra kryesore e Jose Mourinhos për mesin e fushës te Real Madridi në afatin kalimtar të verës, sipas mediave ndërkombëtare.

Siç raporton The Athletic, tekniku portugez synon afrimin e një lojtari të nivelit të lartë në këtë repart dhe e konsideron reprezentuesin argjentinas si një element të rëndësishëm të projektit të tij të ri në “Santiago Bernabeu”.

25-vjeçari Fernandez ishte ndër futbollistët më të dalluar të Argjentinës në Kupën e Botës, ndërsa thuhet se është i gatshëm të shtyjë përpara mundësinë e një kalimi te gjiganti spanjoll.

Megjithatë, Chelsea nuk synon të heqë dorë lehtësisht nga ylli i saj dhe për kartonin e tij kërkon më shumë se 130 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, Real Madridi po ndjek edhe Ayyoub Bouaddin, pasi paraqitjet e tij bindëse me Marokun në Botëror kanë ngjallur interesin e klubit spanjoll.

Lille është i hapur të shqyrtojë oferta rreth 80 milionë euro për talentin 18-vjeçar, por në këtë moment ai nuk shihet si zgjedhja prioritare e madrilenëve.

Ndërkaq, Mateus Fernandes po zbehet si opsion në listën e Real Madridit, pasi mesfushori i West Hamit raportohet se ka prirje të zgjedhë një transferim te Tottenhami.

Promo