La Liga

Rashford flet për Yamal dhe krahasimin e tij me Messin

Marcus Rashford ka folur për herë të parë publikisht për Barcelonën pas largimit nga klubi. Gjatë një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh në Old Trafford, sulmuesi i Manchester Unitedit vlerësoi ish-bashkëlojtarin e tij, Lamine Yamal. Rashford tregoi se, para se të largohej nga Barcelona, i kishte…

Rashford flet për Yamal dhe krahasimin e tij me Messin

Marcus Rashford ka folur për herë të parë publikisht për Barcelonën pas largimit nga klubi. Gjatë një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh në Old Trafford, sulmuesi i Manchester Unitedit vlerësoi ish-bashkëlojtarin e tij, Lamine Yamal.

Rashford tregoi se, para se të largohej nga Barcelona, i kishte thënë 19-vjeçarit se kishte luajtur përkrah shumë futbollistëve të talentuar, por e konsideronte atë më të mirin prej tyre.

Sipas anglezit, ai nuk ka parë kurrë një lojtar të asaj moshe me talentin e Yamalit. Rashford tha se, ndër vite, askush nuk i është afruar nivelit të Lionel Messit më shumë se ai.

Rashford beson se Yamal mund të lërë gjurmë në futbollin botëror dhe të fitojë disa herë Topin e Artë. Ai theksoi se ky është mendimi i tij, por ka aq shumë besim te talenti i të riut, sa nuk do të habitej nëse ai do të fitonte shtatë Topa të Artë.

Megjithatë, Rashford e veçoi Messin si një gjeni, duke u shprehur se ndoshta gjatë jetës sonë nuk do të shohim më një futbollist aq të kompletuar sa Leo.