Prishtina zyrtarizon marrëveshjen e përhershme me Albin Krasniqin

Prishtina zyrtarizon marrëveshjen e përhershme me Albin Krasniqin

Lajme

Prishtina ka bërë publik zyrtarisht afrimin përfundimtar të mesfushorit ofensiv Albin Krasniqi.

Pas një periudhe gjashtëmujore si i huazuar nga skuadra ukrainase Kolos, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë vendosur të blejnë kartonin e futbollistit nga Kaçaniku.

Lajmi u konfirmua sot (e mërkurë) nga klubi më i trofeshëm në Kosovë, i cili njoftoi firmosjen e kontratës me Krasniqin, një lojtar që edhe më herët ka qenë pjesë e Prishtinës dhe ka fituar trofe me këtë skuadër.

“Rrugëtimi i Albin Krasniqit me fanellën bardhekaltër vazhdon. Mesfushori ofensiv ka nënshkruar kontratë me Prishtinën, pasi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ishte pjesë e skuadrës si i huazuar nga klubi ukrainas Kolos”.

“Krasniqi rikthehet zyrtarisht te bardhekaltërit, ekip me të cilin fitoi Kupën e Kosovës në vitin 2025. Gjatë pjesës pranverore të sezonit të kaluar, ai regjistroi 16 paraqitje, shënoi 2 gola dhe kontribuoi me 1 asistim”.

“Në total, Albini ka zhvilluar 77 ndeshje me fanellën e Prishtinës, në të gjitha garat”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Promo