Prishtina ka siguruar fitoren në transfertë kundër Vushtrrisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Superligës së Kosovës.
Ekipi “bardhëkaltër” triumfoi 1-2, në një përballje ku pati epërsi sa i përket mbajtjes së topit.
Rin Ahmeti zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të, duke e kaluar Prishtinën në avantazh pas një aksioni të ndërtuar mirë.
Avantazhi i mysafirëve u dyfishua në fillim të pjesës së dytë, kur Assane Diatta shënoi në minutën e 49-të.
Vushtrria arriti vetëm të shkurtonte diferencën me anë të Urim Statovcit, i cili përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen e Prishtinës dhe realizoi në minutën e 79-të.
Pas këtij rezultati, Prishtina ngjitet në kuotën e 32 pikëve, pesë më shumë se Malisheva, ndërsa Vushtrria mbetet me tri pikë.
