Liga Premier ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në ligjet për pozitat jashtë loje duke miratuar një sistem të ri përpara sezonit të ardhshëm.
Në një mbledhje të aksionarëve të Ligës Premier të mbajtur sot (e enjte), klubet ranë dakord njëzëri për prezantimin e Teknologjisë Gjysmë-Automatike të Off-side.
Sistemi i ri do të prezantohet për herë të parë në Ligën Premier sezonin e ardhshëm, me përdorimin e tij të parë që ka të ngjarë të vijë pas një prej pushimeve ndërkombëtare të vjeshtës.
Që nga prezantimi i VAR-it në Ligën Premier në vitin 2019, ka pasur një zhgënjim në rritje me mënyrën se si teknologjia përdoret për të gjykuar vendimet e pozitave jashtë loje.
Deri më tani, VAR-i ka përdorur korniza të palëvizshme të pamjeve me video për të tërhequr linja dhe për të bërë thirrje për pozita jashtë loje, por natyra e kufizuar e teknologjisë ka kompromentuar saktësinë e disa vendimeve.
Liga Premier thotë se teknologjia do të sigurojë vendosje më të shpejtë dhe të qëndrueshme të linjës virtuale jashtë loje, bazuar në gjurmimin optik të lojtarëve dhe do të prodhojë grafikë transmetimi me cilësi të lartë për të siguruar një përvojë të përmirësuar në stadium dhe transmetim për mbështetësit.
Sistemi gjysmë i automatizuar do të zvogëlojë rrezikun e gabimit njerëzor në drejtim të tërheqjes së linjave për pozitë jashtë loje dhe do t’i bëjë vendimet më të qarta për mbështetësit në stadium dhe shikimin në televizion. /Telegrafi/
sport,Premier League , Premier League