Premier Liga sjell sot super-derbin mes Liverpoolit dhe Man Cityt

Lajme

Derbi i javës në Evropë do të zhvillohet sot në kuadër të javës së 28-të në Premierligë, mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Përballjet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë ditur të jenë të forta dhe tejet interesante, dhe e tillë pritet të jetë edhe sot, shkruan Gazeta Express.

Të dy skuadrat janë në garën e ngushtë me Arsenalin për titullin e kampionit, andaj pikët në këtë në fazë janë të rëndësisë së madhe.

Liverpooli momentalisht renditet i dyti në tabelë me 63 pikë, kurse Man City është i treti me një pikë më pak. Arsenali është lider me 64 pikë.

“Të Kuqtë” hyjnë në këtë ndeshje pas katër fitoreve rresht në kampionat, kurse “Qytetarët” pas tri fitoreve.

Përballja e parë e këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar në stadiumin “Etihad” në nëntor të vitit të kaluar, ishte mbyllur baras – 1:1.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet në “Anfield”, me fillim prej orës 16:45. /Gazeta Express/



sport,liverpool,Manchester City,Premier League , liverpool,Manchester City,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *