Portugalia dhe Uzbekistani zbulojnë 11-shet, Ronaldo synon triumfin dhe golin e parë

Portugalia dhe Uzbekistani zbulojnë 11-shet, Ronaldo synon triumfin dhe golin e parë

Lajme

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes Portugalisë dhe Uzbekistanit në Kupën e Botës 2026.

Portugalia hyn në këtë përballje me pritshmëri të larta, teksa në krye të skuadrës është Cristiano Ronaldo, i cili e nis takimin nga minuta e parë.

Pas tij, mbështetja në repartin ofensiv do të vijë nga Bruno Fernandes, João Félix dhe Pedro Neto.

Në anën tjetër, Uzbekistani paraqitet në fushë me objektiva të mëdha, duke u mbështetur te sulmuesi Eldor Shomurodov dhe te talenti i ri Abbosbek Fayzullayev.

Gjithçka është gati për një tjetër ndeshje interesante në Kupën e Botës, ku Portugalia kërkon një fitore për të vijuar rrugën drejt fazës tjetër, ndërsa Uzbekistani synon befasinë e madhe.

Portugalia: Diogo Costa; Cancelo, Rúben Dias, Veiga, Nuno Mendes; Vitinha, João Neves; João Félix, Bruno Fernandes, Pedro Neto; Cristiano Ronaldo.

Uzbekistan: Nematov; Khusanov, Abdullaev, Nasrullaev, Ashurmatov; Karimov, Ganiev, Shukurov, Xamrobekov; Fayzullayev, Shomurodov.

Promo