Plot 20 mijë euro, Agim Demrozi “zbras” xhepat

Lajme

Egnatia është skuadra lider në “Abissnet Superiore”, me rrogozhinasit që kryesojnë me 10 pikë më shumë ndaj vendit të dytë që mbahet nga Partizani. Skuadra e Edlir Tetovës ia ka dalë të sigurojë fitore të rëndësishme në kampionat për të “blinduar” kështu kreun e klasifikimit.

Janë plot 3 fitore rresht të “korrura” nga Egnatia, teksa kanë triumfuar ndaj Skënderbeut, Kukësit dhe Erzenit. Paraqitjet e skuadrës kanë bërë që presidenti i klubit të mos përmbahet. Agim Demrozi sipas shtypit të shkruar ka shpërndarë një premio të madhe për ekipin.

20 mijë euro është shumë e shpërndarë nga kreu i klubit, i cili ka vendosur të shpërblejë skuadrën për paraqitjet e bëra. Ndërkohë Edlir tetova ditën e djeshme ka lënë pushim skuadrën, teksa ditën e sotme do të rikthehen në stërvitje për duelin me Partizanit. Kjo përballje do të luhet në “Arenën e Demave” në orën 17:00 ditën e shtunë dhe është e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.



sport,Abissnet Superiore,egnatia , Abissnet Superiore,egnatia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *