Real Madridi ka marrë një fitore shumë të vështirë, por shumë të vlefshme në udhëtim te Mallorca me rezultat 0-1.
Mesfushori francez Aurelien Tchouameni ka shënuar golin e vetëm për t’i dhënë tre pikët kryeqytetasve që vazhdojnë dominimin në elitën e futbollit spanjoll La Liga.
Megjithatë një përplasje mes dy lojtarëve të Realit është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo ndodhi në fushë.
Ishte fillimi i ndeshjes dhe Brahim Diaz e humbi një top në sulm, por nuk bëri përpjekje që ta rifitojë atë dhe Mallorca u nis në një kundërsulm të rrezikshëm.
Federico Valverde vrapoi shumë dhe në fund largoi rrezikun duke dërguar topin në këndore, por ai u acarua me bashkëlojtarin e tij Brahim Diaz.
Mesfushori uruguaian është kapur nga kameraat duke i bërtitur Diazit dhe madje nuk i kurseu as ofendimet. “Preke topin, preke topin bir i k***”, i tha Valverde mesfushorit maroken.
Gjithsesi këto zënka janë normale në një ndeshje futbolli ku nuk mungojnë as tensionet, pasi Brahim dhe Valverde janë miq shumë të ngushtë. /Telegrafi/
🚨 Momen ketika Fede Valverde harus “menyapu” kesalahan Brahim Díaz dan mengomel setelahnya di pertandingan Mallorca tadi malam. pic.twitter.com/IAQpOVBPzy
— Seputar Real Madrid (@SeputarMadrid) April 14, 2024
sport,Brahim Diaz,Federico Valverde,la liga,real madrid , Brahim Diaz,Federico Valverde,la liga,real madrid