Përleshje mes tifozëve në stadium ndërsa Nelson Hysa ndeshej me Agit Kabayel në ring (VIDEO)

Nelson Hysa u përball me Agit Kabayel në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij. Dueli u zhvillua në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dyseldorf të Gjermanisë, i cili ka kapacitet për mbi 53 mijë spektatorë. Megjithëse pritshmëritë për boksierin shqiptar ishin të larta, ndeshja përfundoi…

Përleshje mes tifozëve në stadium ndërsa Nelson Hysa ndeshej me Agit Kabayel në ring (VIDEO)

Nelson Hysa u përball me Agit Kabayel në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij. Dueli u zhvillua në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dyseldorf të Gjermanisë, i cili ka kapacitet për mbi 53 mijë spektatorë.

Megjithëse pritshmëritë për boksierin shqiptar ishin të larta, ndeshja përfundoi me humbjen e tij pas dy raundesh. Hysa u tërhoq për shkak të një dëmtimi në krahun e majtë.

Ndërkohë që Hysa dhe Kabayel po ndesheshin në ring, disa tifozë u përleshën fizikisht në stadium, duke shkaktuar panik te të pranishmit e tjerë. Pamjet e incidentit po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.