Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja: Ndjeva gjëra që as dua t’i mendoj

Lajme

Atletja Jolien Vermeylen ka ndarë eksperiencën “e neveritshme”, siç e quajti ajo, e pjesëmarrjes së saj në triatlonin e notit në lumin Sena, duke bërë kritika të ashpra ndaj organizimit për cilësinë e ujit.

“Ndërsa po notoja nën urë, ndjeva dhe pashë gjëra për të cilat nuk dua të mendoj”, tha Julien Vermeilen, e cila përfaqësoi Belgjikën në Lojërat e këtij viti. “Ne do të zbulojmë nesër nëse jam e sëmurë apo jo”, vijoi Jolien.

Ajo gjithashtu raportoi se kishte pirë shumë ujë gjatë garës dhe shprehu shqetësimin. Atletja nga Belgjika përfundoi në vendin e 24-të, siç raporton New York Post.



sport,atletja,lojrat olimipke , atletja,lojrat olimipke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *