Panik te Argjentina, Lionel Messi rrezikon të humbasë çerekfinalet e Copa America

Lajme

“Bardhekaltërit” e Argjentinës kanë arritur një tjetër fitore të madhe, në këtë edicion, të Kupës së Amerikës, duke arritur kualifikimin për në fazën me eleminimin direkt të turneut, teksa në orët e para të mëngjesit, të kësaj të mërkure kanë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, përfaqësuesen e Kilit, falë golit të Lautaro Martinez.

Megjithatë, duket se asnjë në kampin e kampionëve të botës nuk e ka mendjen te fitorja, me teknikun Scaloni, i cili është tepër i shqetësuar për gjendjen tetë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi, i cili mori një goditje gjatë ndeshjes dhe tashmë nuk dihet ende nëse do të jetë në gjendje të vazhdojë këtë kompeticion apo jo, të paktën kështu është shprehur “ylli” argjentinas.

“Ndjeva siklet në kofshën e djathtë. Isha i tensionuar, por arrita ta përfundoja ndeshjen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”,- u shpreh lideri i “Bardhekaltërve”, me këta të fundit, që janë kualifikuar për në çerekfinale, si të parët e Grupit A dhe në fazën tjetër do të ndeshen me vendin e dytë të Grupit B, ku bëjnë pjesë Venezuela, Meksika, Ekuadori e Xhamajka.



sport,Copa America,Lionel Messi , Copa America,Lionel Messi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *