“Asllani më pëlqen shumë, është mik me djalin tim”, Tare: Dha përgjigje shumë të rëndësishme ndaj Fiorentinës

Lajme

Igli Tare ka dhënë një intervistë për “Radio TV Serie A”, ku ndër të tjera ka folur edhe për Kristjan Asllanin. Ish-drejtori sportiv i Lacios ka thënë se mesfushori shqiptar është shumë i përkushtuar në futboll. Ai shton se Asllani dha sinjale mjaft pozitive në përballjen kundër Fiorentinës dhe se vetëm duke luajtur ndeshje të tilla mund të bëhesh lojtar i madh.

“Sa për Asllanin, ai është një lojtar që e pëlqej shumë. Edhe në nivel të karakterit. E njoh, sepse është gjithashtu një mik i mirë i djalit tim dhe kemi pasur mundësinë të flasim disa herë. Asllani është shumë i përkushtuar në atë që ai do, por për ta merituar atë fanellë duhet shumë sakrificë dhe shumë punë. Për t’u bërë një futbollist i madh duhet të kalosh ndeshje si ai kundër Fiorentinës. Ai dha një përgjigje shumë të rëndësishme. Vlerësimi i Inzagit në fund të ndeshjes është një provë për këtë”, ka thënë Igli Tare. /Sport Ekspres/



sport,Fiorentina,Igli Tare,kristjan asllani,serie a , Fiorentina,Igli Tare,kristjan asllani,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *