Nuk kanë fund hallet për Barcelonën, Xavi bën llogaritë pa 2 lojtarë të dëmtuar

Lajme

Barcelona po kalon periudhën më të keqe gjatë viteve të fundit. Alejandro Balde do të mungojë rreth 4 muaj për Barcelonën. Si të mos mjaftonte dëmtimi i mbrojtësit, Joao Felix që luan në sulm ka pësuar po ashtu një dëmtim.

I huazuari nga Atletico Madrid do qëndrojë të paktën 2 javë jashtë fushave të blertë. Dy dëmtime këto që vijnë pas humbjes së Superkupës, eleminimit nga Kupa e Mbretit dhe formës së keqe në kampionatin spanjoll.

Dhe kontigjenti nuk është i madh te blaugranasit pasi sulmuesi Vitor Roque është blerja e vetme këtë janar. Minutat kanë qenë shumë të pakta për 18-vjeçarin, që pritet të bëhet element i rëndësishëm për të ardhmen. Xavi që ka zyrtarizuar largimin në fundin e sezonit, i duhet të bëjë pa Balden dhe Joao Felix që shihen pjesë e rëndësishme e kontigjentit.



sport,BARCELONA,la liga,xavi , BARCELONA,la liga,xavi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *