Përplasje e frikshme në pistë, piloti përfundon në tokë pa ndjenja, dërgohet në spital

Lajme

Moment i frikshëm për italianin Franco Morbidellin në pistën e Portimaos, piloti i Pramac në MotoGP, i angazhuar në një seancë stërvitore (gjatë testeve SBK) me Panigale V4S së bashku me pilotë të tjerë të Akademisë dhe vëllezërit Marquez, u përfshi në një rënie me shpejtësi të madhe në kthesën 9.

Aksident I rëndë për ‘Morbidon’, i cili u rrëzuar në mënyrë të fortë duke goditur kokën. I pari që ndaloi ishte Marc Marquez me vëllain e tij Alex.

Vëllezërit Marquez ndihmuan Morbidellin, pa ndjenja për një kohë të papërcaktuar, në pritje të ndërhyrjes së shërbimeve të urgjencës së cirkuitit.

Dinamika e rënies bëri të nevojshme që Morbidelli t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, fillimisht në Qendrën Mjekësore të cirkuitit dhe më pas në spital.

Testet e kryera deri më tani nuk kanë zbuluar ndonjë gjë serioze, por ende priten rezultatet e ekzaminimeve të mëtejshme.

“Pas një përplasjeje të rëndë, Franco u dërgua menjëherë në spital për ekzaminime të mëtejshme. Testet fillestare kanë dhënë të dhëna inkurajuese për gjendjen e tij aktuale, ai do të kalojë natën në Spitalin Faro për arsye parandalimi dhe sigurie”, thuhet nga ekipi.



lajme,sport,Itali,në tokë,pa ndjenja,perfundon,perplaset,Piloti,pistë , Itali,në tokë,pa ndjenja,perfundon,perplaset,Piloti,pistë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *