Shqipëria ka nisur në Budapest përballjen me Bjellorusinë, ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve. Topi i parë u shkelmua në minutën e 1-rë.
Takimi i raundit të 6-të luhet në “Ilovszky Rudolf Stadion”, nën drejtimin e arbitrit kroat Igor Pajac. Rezultati është Bjellorusi 0-0 Shqipëri.
Bjellorusia luan me Lapoukhov, Barbovskiy, Begunov, Ebong, Gomanov, Kontsevoy, Lukashov, Pechenin, Selyava, Shumansky dhe Volkov. Trajner është Viktor Goncharenko.
Formacioni i Shqipërisë përbëhet nga Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo, Hoxha, Laçi dhe Manaj. Trajner është Rolando Maran.
