Neymar kthehet te Brazili pas 30 muajsh dhe pritet si hero nga tifozët

Neymar kthehet te Brazili pas 30 muajsh dhe pritet si hero nga tifozët

Lajme

Neymar Jr u rikthye më në fund me fanellën e Brazilit në përballjen e Kupës së Botës 2026 ndaj Skocisë, në një nga çastet më prekëse të turneut.

Trajneri Carlo Ancelotti vendosi ta hidhte në fushë në minutën e 76-të, në një moment kur Brazili po kryesonte qartë 3-0. Sulmuesi brazilian mori vendin e Matheus Cunhas dhe sapo u aktivizua, u përshëndet menjëherë me entuziazëm të madh nga tifozët në stadium.

Tribunat u ngritën të gjitha në këmbë për të duartrokitur rikthimin e ikonës braziliane, që kishte munguar në dy ndeshjet e para të Botërorit për shkak të një lëndimi.

Në pamjet e transmetuara, Neymar u pa dukshëm i emocionuar teksa zbriste sërish në fushë me fanellën e Selecao-s, në paraqitjen e tij të parë me Brazilin që prej tetorit 2023.

Ndeshjen e fundit me kombëtaren braziliane ai e kishte luajtur në humbjen 2-0 ndaj Uruguait, në kualifikimet për Kupën e Botës, takim i zhvilluar në tetor të vitit 2023.

Tani 34 vjeç, Neymar mbetet ende një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit brazilian. Me Brazilin ai ka regjistruar 129 paraqitje, 79 gola dhe 59 asistime.

Kthimi i tij në skenën më të madhe të futbollit u shoqërua me ovacione të fuqishme dhe solli emocione jo vetëm për tifozët brazilianë, por edhe për të gjithë adhuruesit e futbollit.

Promo