Napoli i rrëmben Milan-it talentin serb, Matija Popovic niset drejt kampionëve të Italisë

Lajme

Fillimisht u përfol se ishte shumë pranë kalimit te “Kuqezinjtë” e Milan, mirëpo gjithçka ka shkuar keq dhe tashmë talenti serb i repartit ofensiv, Matija Popovic është lojtari më i ri i “Bluve” të Napoli, me Presidentin e këtyre të fundit, Aurelio De Laurentiis, që kishte premtuar, një sërë lëvizjesh në merkaton e këtij dimri, me 18-vjeçarin, i cili është afrimi i katërt, në pak ditë.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur, Fabrizio Romano, Popovic do t’i bashkohet menjëherë kampionëve në fuqi të Italisë, sapo të kryejë vizitat mjekësore e më pas do të huazohet te një prej skuadra Monza ose Frosinone, deri në fundin e këtij sezoni, me shpresën që të tregojë talentin e tij, që në muajt e parë të “aventurës” italiane.

Ndërkaq, përsa i përket statstikave personale, Matija Popovic është aktivizuar te skuadra U-17 e “gjigantëve” të futbollit serb, Partizan Beograd, për të cilët zhvilloi plot 25 ndeshje këtë sezon, nga shënoi shifrën ekstreeme të 21 golave, si dhe dhuroi 5 asistime, për shokët e tij të skuadrës. /abcnews.al



sport,inter,matija popovic,Milan,serie a , inter,matija popovic,Milan,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *