Messi vendos një rekord tjetër historik në Kupën e Botës

Messi vendos një rekord tjetër historik në Kupën e Botës

Lajme

Lionel Messi hyri edhe një herë në historinë e Kupës së Botës FIFA, duke u bërë futbollisti më i vjetër që arrin të shënojë gol dhe të japë asistim në një takim të fazës me eliminim direkt. Ai ishte figura kryesore në triumfin dramatik 3-2 të Argjentinës ndaj Egjiptit në 1/8-tën e finales.

Përfaqësuesja argjentinase e siguroi fitoren me shumë vështirësi, pasi u gjend në disavantazh 0-2 dhe vetëm në minutat e fundit mundi të realizojë tre herë, duke përmbysur gjithçka në mënyrë spektakolare.

Golin e parë për Argjentinën e shënoi Cristian Romero pas një asistimi nga Messi. Më pas realizoi vetë Messi, ndërsa goli i suksesit në kohën shtesë u shënua nga Enzo Fernandez, i shërbyer nga Lautaro Martinez.

Falë këtij goli dhe këtij asistimi, Messi shtoi edhe një tjetër arritje personale, duke vendosur emrin e tij si lojtari më i vjetër që e realizon këtë në një ndeshje eliminatore.

https://x.com/alimo_philip/status/2074579687238517149

Kapiteni i Argjentinës e vendosi këtë rekord të ri në moshën 39 vjeç e 13 ditë, duke arritur diçka që askush nuk e kishte bërë më parë në të njëjtin takim të fazës eliminatore.

Ky është vetëm një nga rekordet e shumta që Messi ka thyer në këtë Kampionat Botëror, teksa ai tashmë e ka thelluar edhe më shumë statusin si golashënuesi më i mirë në histori.

Promo