Messi regjistron një rekord negativ në Botëror pas penalltisë së humbur ndaj Egjiptit

Messi regjistron një rekord negativ në Botëror pas penalltisë së humbur ndaj Egjiptit

Lajme

Lionel Messi kaloi një tjetër çast zhgënjyes nga pika e bardhë në sfidën e Argjentinës kundër Egjiptit, duke hyrë në historinë e Kupës së Botës me një statistikë të padëshiruar.

Argjentina fitoi një penallti në minutat e para të ndeshjes, pasi Haissem Hassan ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj Nicolas Tagliafico brenda zonës, duke i dhënë ekipit të tij një shans të artë për të barazuar.

Në momentin e ekzekutimit, kapiteni argjentinas nuk ia doli të shënonte, pasi portieri i Egjiptit, Mostafa Shobeir, kuptoi saktë krahun e goditjes dhe ndali topin me një pritje shumë të mirë.

Pas kësaj penalltie të humbur, Messi ka lënë pa shfrytëzuar katër nga tetë penalltitë që ka goditur në historinë e Botërorit, çka e çon normën e tij të realizimit në vetëm 50 për qind.

Kjo përbën një rekord negativ për një futbollist të përmasave të tij, pasi asnjë tjetër lojtar me kaq shumë tentativa nga pika e bardhë në Kupën e Botës nuk ka dështuar të humbasë kaq shumë penallti.

Gjithsesi, ky episod i vështirë nuk e ul aspak peshën e Messit në historinë e këtij kompeticioni.

Tetë herë fituesi i Topi i Artë mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorit dhe një prej futbollistëve më përcaktues të turneut.

Promo