Kombëtaret

Mesazhi emocionues që Irani la për amerikanët dhe Los Angelesin pas barazimit me Belgjikën

Kombëtarja e Iranit ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv botëror me një gjest të veçantë pas barazimit pa gola ndaj Belgjikës në raundin e dytë të Grupit G të Kupës së Botës 2026.Pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin SoFi në Los Angeles, futbollistët iranianë lanë një mesazh emo

Mesazhi emocionues që Irani la për amerikanët dhe Los Angelesin pas barazimit me Belgjikën

Kombëtarja e Iranit mori vëmendjen e opinionit sportiv ndërkombëtar pas një gjesti të veçantë që bëri pas barazimit 0-0 me Belgjikën, në raundin e dytë të Grupit G në Kupën e Botës 2026.

Ndeshja u luajt në stadiumin SoFi në Los Angeles, ndërsa pas saj futbollistët iranianë lanë në dhomën e zhveshjes një mesazh prekës, ku falënderonin qytetin amerikan për mikpritjen dhe përcillnin një thirrje për paqe e respekt mes kombeve.

Dy përballjet e para të turneut Irani i zhvilloi në Los Angeles. Autoritetet amerikane u dhanë mundësi lojtarëve iranianë të qëndronin 24 orë në qytet, përpara se të ktheheshin në kampin e tyre në Tijuana të Meksikës.

Në mesazhin e lënë në dhomën e zhveshjes thuhej:

“Nga Persia e lashtë mijëra vjet më parë deri te Irani i qytetëruar i sotëm, shpirti i Iranit mbetet i gjallë dhe i palëkundur. Erdhëm në Los Angeles me krenari, garuam me nder dhe largohemi me dinjitet. Faleminderit Los Angeles për mikpritjen tuaj. Faleminderit çdo iraniani që dha zemrën, zërin dhe shpirtin e tij për Iranin gjatë këtyre 180 minutave. Paqja, respekti dhe miqësia mbizotëroftë mes të gjitha kombeve”.

Mesazhi ishte shoqëruar edhe me dy zemra, si simbol i unitetit dhe mirëkuptimit.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Irani do ta luajë më 27 qershor ndaj Egjiptit. Takimi në Seattle do të jetë vendimtar për fatin e skuadrës iraniane në Kupën e Botës 2026.