Mbyllen ndeshjet e javës së 24-të, kjo është tabela e Superligës së Kosovës

Lajme

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 24-të në elitën e futbollit të Kosovës.

Ballkani me fitoren kundër Malishevës (2-0), rikthehet në krye të tabelës me 51 pikë të tubuara, vetëm një më shumë së Llapi që dje mundi Gjilanin (2-1).

Drita pas fitores se djeshme ndaj Prishtinës (1-0), mbetet në garën për kreun e tabelës me 46 pikë në vendin e tretë, kurse, Malisheva pozicionohet e katërta me 41 sosh.

Garë e zjarrtë po luhet edhe në zonën e rrezikshme mes Feronikelit 74’, Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Lirisë, kjo e fundit me humbjen ndaj Niklit 74’, pothuajse tashmë ka humbur gjasat për të siguruar mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll.

 



sport,superliga e kosoves , superliga e kosoves

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *