Uruguai dhe Manchester United po presin të mësojnë më shumë për gjendjen e Manuel Ugartes, pasi mesfushori u lëndua në mënyrë shqetësuese gjatë përballjes së Kupës së Botës 2026 kundër Spanjës.
Gjatë ndeshjes, futbollisti uruguaian përfundoi i shtrirë në fushë mes dhimbjesh të forta, çka bëri që ekipi mjekësor të hynte menjëherë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.
Edhe pas disa minutash intervenimi, Ugarte nuk mundi ta vazhdonte takimin dhe u nxor nga fusha me barelë, pasi nuk arrinte të ecte pa ndihmë.
Skenat e rënda ngjallën menjëherë shqetësim te tifozët e Uruguait dhe të Manchester United, ndërsa ende nuk dihet saktësisht shkalla e lëndimit që ai ka pësuar.
Tashmë, përfaqësuesja uruguaiane po pret me ankth rezultatet e kontrolleve mjekësore, duke shpresuar që një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit të ketë shmangur një dëmtim serioz dhe një mungesë të gjatë.
Një lëndim i Ugartes do të ishte një goditje e madhe për Uruguain në fazën eliminatore të Botërorit, duke pasur parasysh peshën e tij në mesfushë dhe rolin vendimtar që ka në ekuilibrin e skuadrës.


