Manuel Akanji pas penalltisë së humbur: Nuk do të ekzekutoj më kurrë nga pika e bardhë

Manuel Akanji pas penalltisë së humbur: Nuk do të ekzekutoj më kurrë nga pika e bardhë

Lajme

Pas penalltisë së shpërdoruar në përballjen me Kolumbinë, Manuel Akanji nuk e fshehu zhgënjimin, edhe pse në fund Zvicra arriti të sigurojë një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës. Mbrojtësi zviceran e dërgoi topin shumë lart mbi traversë në momentin e ekzekutimit.

Futbollisti tregoi se në çastet e fundit përpara goditjes vendosi të ndryshonte zgjedhjen e tij, diçka që e konsideroi si arsyen kryesore të gabimit.

“I thashë Murit se ajo ishte penalltia e fundit që do të ekzekutoja ndonjëherë. Ishte katastrofike. Ndryshova mendje në momentin e fundit. Rregulli më i vjetër thotë se nuk duhet të ndryshosh mendje. E godita, pastaj rrëshqita pak dhe topi shkoi katër metra mbi portë”, deklaroi Akanji.

Pavarësisht këtij momenti të vështirë, ai vlerësoi lart mënyrën si reagoi skuadra në një sfidë me presion të madh dhe me rëndësi vendimtare.

“Jam jashtëzakonisht krenar për mënyrën se si reagoi skuadra. Nuk luajtëm aq mirë, veçanërisht në sulm, na mungonin shumë gjëra. Por ishim kompakt si skuadër”, shtoi ai.

Edhe pse gaboi nga pika e bardhë, Akanji mbeti një prej lojtarëve kyç të Zvicrës, që tashmë ka përpara një duel të madh në çerekfinale kundër Argjentinës së Lionel Messit.

Promo