Juventusi mbetet i vendosur për të mbajtur shërbimet e Adrien Rabiot mes interesimit nga Liverpooli dhe Milani.
Mesfushori francez është një lojtarë i lirë për momentin pasi kontrata e tij me Juventusin ka skaduar më datë 30 qershor.
Lojtari pritet që të bëhet pjesë e një ekipi tjetër para sezonit 2024/2025, sidoqoftë Calciomercato ka raportuar se ‘Bianconerët’ kanë besim se do të mbajnë shërbimet e tij.
Raporti tutje shton se gjiganti italian ka përgatitur një kontratë dyvjeçarë për 29-vjeçarin e cila vlen rreth shtatë milionë euro në sezon, me opsionin për ta zgjatur edhe një vit tjetër.
Trajneri i ri Thiago Motta thuhet se ka një pëlqim të madh ndaj Rabiotit dhe dëshiron që ta mbajë lojtarin teksa po synon që ta rindërtojë nga e para Juventusin.
Juventusi pritet që të konkurrojë me ekipe si rivali Milani dhe gjiganti anglez Liverpooli që po ashtu ka shprehur interesim për reprezentuesin francez.
Në sezonin e tij të fundit në Turin, Rabiot u paraqit në 35 ndeshje në të gjtiha garat, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar tri asistime.
sport,JUVENTUS,serie a , JUVENTUS,serie a