Barcelona e pati një gëzim të madh mbrëmë pasi e mposhti Paris Saint-Germainin në lojën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 3:2.
E kjo lojë ishte e veçantë për yllin e ri të gjigantit katalunas, Lamine Yamal.
Futbollisti i ri spanjoll në fakt e theu një tjetër rekord falë moshës së tij të re, sipas OptaJose”, përcjell “Gazeta Express”.
Me prezencën e tij në “Parkun e Princave” mbrëmë, Yamal u bë edhe zyrtarisht futbollisti më i ri në histori që luan në çerekfinale të Championsit, me vetëm 16 vjet e 272 ditë.
Me këtë rast, përfaqësuesi i ri spanjoll e theu rekordin e Rayan Cherki, i cili në vitin 2020 me Lyonin kishte luajtur kundër Bayern Munichut në gjysmëfinale si 17 vjeç e 2 ditë. /Gazeta Express/
sport,BARCELONA,champions league,la liga,lamine yamal , BARCELONA,champions league,la liga,lamine yamal