La Liga

Pau Cubarsí shpallet fitues i “Golden Boy 2026

Çmimi prestigjioz “Golden Boy 2026”, që jepet nga e përditshmja italiane “Tuttosport”, i është akorduar mbrojtësit të Barcelonës, Pau Cubarsít. 19-vjeçari u vlerësua si futbollisti më i mirë në Evropë mes lojtarëve nën 21 vjeç. Ai merr kështu trofeun pas Désiré Doué, fitues i edicionit të kaluar.…

Pau Cubarsí shpallet fitues i “Golden Boy 2026

Çmimi prestigjioz “Golden Boy 2026”, që jepet nga e përditshmja italiane “Tuttosport”, i është akorduar mbrojtësit të Barcelonës, Pau Cubarsít.

19-vjeçari u vlerësua si futbollisti më i mirë në Evropë mes lojtarëve nën 21 vjeç. Ai merr kështu trofeun pas Désiré Doué, fitues i edicionit të kaluar.

Fituesin e përcaktoi një juri me 50 gazetarë sportivë nga vende të ndryshme të kontinentit. Cubarsí e siguroi çmimin pas një sezoni të shkëlqyer, gjatë të cilit u bë një prej lojtarëve të rëndësishëm të Barcelonës.

Edhe pse në moshë të re, qendërmbrojtësi ka dëshmuar pjekuri dhe siguri në mbrojtje, duke fituar një vend të qëndrueshëm në ekipin e parë katalanas.

Futbollisti i dalë nga akademia e Barcelonës do ta marrë trofeun në një ceremoni që do të zhvillohet në Torino gjatë dhjetorit.

Kështu, Cubarsí bëhet fituesi i radhës pas Désiré Doué. Bashkëlojtari i tij, Lamine Yamal, nuk ishte kandidat për ta fituar sërish çmimin, pasi e kishte marrë në vitin 2024.

Rregullat e “Tuttosport” nuk lejojnë që i njëjti futbollist ta fitojë çmimin më shumë se një herë.

Që prej debutimit me skuadrën e parë të Barcelonës, më 18 janar 2024, në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Unionistas, Cubarsí ka luajtur 141 ndeshje për klubin katalanas dhe 23 takime me Përfaqësuesen e Spanjës.