Superiore

Laçi gati t’i besojë pankinën Qatip Osmanit, ish-trajnerit të Vllaznisë

Qatip Osmani kur ishte trajner i VllaznisëQatip Osmani pritet të jetë trajneri i ri i Laçit [...] Read More... The post Laçi gati t’i besojë pankinën Qatip Osmanit, ish-trajnerit të Vllaznisë appeared first on Albeu.com.

Laçi gati t’i besojë pankinën Qatip Osmanit, ish-trajnerit të Vllaznisë

Laçi është pranë zyrtarizimit të Qatip Osmanit si trajnerin e ri të skuadrës. Pas rikthimit në Superiore, klubi kurbinas duket i vendosur t’ia dorëzojë drejtimin e ekipit një tekniku me përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar.

56-vjeçari nga Tetova njihet për periudhën e tij te Vllaznia, ku më herët ka punuar me sukses. Sipas raportimeve më të fundit, Osmani pritet të nisë tashmë një eksperiencë të re në krye të Laçit.

Në karrierën e tij si trajner, Osmani e ka bërë startin te Shkëndija e Tetovës. Më pas ai ka qenë në drejtimin e Renovës, Shkupit, Vllaznisë, Strugës dhe Malishevës. Që prej tetorit të vitit 2025, ai është pa ekip.

Laçi vjen në këtë moment pas një sezoni të shkëlqyer në Kategorinë e Parë. Kurbinasit u shpallën kampionë në këtë kategori, duke siguruar rikthimin në elitë me meritë të plotë dhe pa pësuar asnjë humbje gjatë kampionatit.