Pas lotëve të Cristiano Ronaldos, që humbi penalltinë me Portugalinë në Euro 2024, dhe rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi është parë në një gjendje të ngarkuar emocionale. Gjatë finales së Copa America, ai u detyrua që të dilte nga fusha për shkak të një dëmtimi të rëndë në kyçin e këmbës së djathtë.
Kapiteni i Kombëtares së Argjentinës, u mundua të vazhdonte lojën edhe pse i dëmtuar, por dhimbja nuk e lejoi që të vazhdonte më tej. Lojtari më i suksesshëm në historinë e futbollit e kishte më se të qartë se në moshën 37-vjeçare kjo ishte Copa América e tij e fundit dhe për këtë arsye donte të thoshte lamtumirë në fushë.
Ndonëse në fazat e tjera të karrierës së tij ka pësuar zhgënjime dhe procese të dhimbshme, ai nuk ishte përlotur asnjëherë si kjo e dielë. Imazhet e tij, ku qante me ngashërim në pankinën e Argjentinës kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
https://x.com/FOXSoccer/status/1812682899117818299?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1812682899117818299%7Ctwgr%5Ede4404431f9dacfb49058c83a6aaa0c20f1562a3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ficonstyle.al%2Fla-fushen-e-lojes-pas-demtimit-te-rende-ne-kavilje-messi-qan-me-ngasherime%2F
sport,Leo Messi,qan , Leo Messi,qan