Superiore

Kupa e Shqipërisë mbyll sot turin e dytë me gjashtë ndeshje

Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë përfundon sot me gjashtë takime, të cilat nisin njëkohësisht në orën 13:00. Ndeshjet luhen me eliminim direkt. Mes përballjeve spikasin ajo e Pogradecit, që pret Kukësin, dhe dueli i Bylisit me Besëlidhjen. Interes pritet të ketë edhe takimi mes Besës së Kavajës…

Kupa e Shqipërisë mbyll sot turin e dytë me gjashtë ndeshje

Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë përfundon sot me gjashtë takime, të cilat nisin njëkohësisht në orën 13:00. Ndeshjet luhen me eliminim direkt.

Mes përballjeve spikasin ajo e Pogradecit, që pret Kukësin, dhe dueli i Bylisit me Besëlidhjen. Interes pritet të ketë edhe takimi mes Besës së Kavajës dhe Korabit.

Në ndeshjet e tjera, Iliria e Fushë Krujës pret Luftëtarin, Flamurtari luan kundër Butrintit, ndërsa Kastrioti përballet me Eagle Football.

Një ditë më parë, Skënderbeu siguroi kalimin në turin tjetër duke mposhtur Apoloninë, ndërsa Laçi eliminoi Shirokën.

Ndeshjet e sotme:

Kastrioti – Eagle Football

Besa – Korabi

Iliria – Luftëtari

Pogradeci – Kukësi

Flamurtari – Butrinti

Bylis – Besëlidhja