Superiore

Kupa e Shqipërisë nis sot me dy përballje, Skënderbeu dhe Laçi synojnë kualifikimin

Dy takimet e para të turit të 1/16-tave të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen sot. Të dyja ndeshjet janë planifikuar në orën 13:00 dhe do të vendosin menjëherë skuadrat e kualifikuara, pasi luhen me një takim të vetëm. Në Korçë, Skënderbeu do të përballet me Apoloninë, ndërsa në Kurbin Laçi do…

Kupa e Shqipërisë nis sot me dy përballje, Skënderbeu dhe Laçi synojnë kualifikimin

Dy takimet e para të turit të 1/16-tave të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen sot. Të dyja ndeshjet janë planifikuar në orën 13:00 dhe do të vendosin menjëherë skuadrat e kualifikuara, pasi luhen me një takim të vetëm.

Në Korçë, Skënderbeu do të përballet me Apoloninë, ndërsa në Kurbin Laçi do të ketë përballë Shirokën. Në letër, ekipet e Superiores nisen si favorite të qarta, por vendimi përfundimtar do të merret në fushë, aty ku do të përcaktohen edhe fitueset e këtyre dueleve.

Programi i Kupës do të vazhdojë të mërkurën me shtatë ndeshje të tjera, të gjitha në orën 13:00. Ndër përballjet që pritet të tërheqin vëmendjen janë ato mes Pogradecit dhe Kukësit, si dhe Bylisit e Besëlidhjes. Në fushë do të zbresin gjithashtu Besa dhe Flamurtari.

SOT

Skënderbeu – Apolonia

Laçi – Shiroka

NESËR

Kastrioti – Eagle Football

Besa – Korabi

Iliria – Luftëtari

Pogradeci – Kukësi

Flamurtari – Butrinti

Bylis – Besëlidhja