Kombëtarja shqiptare rikthehet shumë shpejt, FSHF gëzon tifozët kuqezi

Lajme

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur rrugëtimin e saj në Euro 2024, por shumë shpejtë do të rikthehet sërish në fushë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën e kuqezinjve për ndeshjet e Nations League.

Shqipëria garon në Ligën B në grupin B1 ku përballë do të ketë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Çekinë.

Më 7 shtator do të luhet sfida e parë ndaj ukrainasve në transfertë dhe 3 ditë më vonë rikthehemi për herë të parë në fortesën kuqezi, në Air Albania.

1 muaj më vonë sfidojnë rivalët e vjetër, Çekinë në Pragë dhe më 14 tetor Gjeorgjinë në Tbilisi, sfida e vetme në orën 18:00.

Dy duelet e fundit do të luhen në nëntor dhe i mbyllim të dyja në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë e Ukrainës më 16 dhe 19 nëntor.

Objektivi është i qartë, fitimi i grupit dhe kalimi në fazën tjetër ku do të garojmë për të fituar Ligën B e për t’u ngjitur në Ligën A, mes Kombëtareve elitare.



sport,kombetarja shqiptare , kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *