Kolumbia dhe Portugalia e mbyllën me barazim 0-0 ndeshjen e fundit të grupit, një rezultat që u siguroi të dyja përfaqësueseve kalimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026.
Kolumbianët e përfunduan grupin në krye me shtatë pikë, ndërsa Portugalia e mbylli në pozitën e dytë me pesë pikë.
Takimi ishte i fortë dhe prodhoi raste në të dyja krahët, por asnjëra skuadër nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Rastet më të mira për Kolumbinë i pati Jhon Córdoba, që fillimisht devijoi me kokë pak mbi traversë, ndërsa më pas u ndal nga një ndërhyrje shumë e mirë e Diogo Costës pas një veprimi individual.
Pas pushimit, Richard Ríos dhe Gustavo Puerta iu afruan golit, por goditjet e tyre përfunduan pranë shtyllës.
Në anën tjetër, Portugalia kërcënoi me Bruno Fernandes dhe João Félix, por Camilo Vargas u tregua i vendosur në portën e Kolumbisë, duke e mbajtur të paprekur rrjetën.
Si fituese e grupit, Kolumbia kalon në 1/16 e finales dhe do të ndeshet me Ganën, ndërsa Portugalia, që avancon nga vendi i dytë, do të përballet me Kroacinë në një sfidë që pritet të jetë ndër më tërheqëset e fazës eliminatore. /


