Koeman largohet nga stoli i Holandës pas daljes nga Botërori

Koeman largohet nga stoli i Holandës pas daljes nga Botërori

Lajme

Ronald Koeman ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtimi i përfaqësueses së Holandës, vetëm një ditë pasi skuadra u eliminua nga Kupa e Botës 2026 në fazën e 1/16-ës, pas humbjes ndaj Marokut me penallti.

Trajneri holandez bëri të ditur se vendimin e mori një natë më parë, duke theksuar se ndiente mbi vete peshën e dështimit. “Vendosa mbrëmë se është koha të largohem si trajner i Holandës. Të gjithë kishim ëndrrën të bënim histori në këtë Botëror, por nuk ia dolëm. Askush nuk është më i zhgënjyer se unë. Si trajner, përgjegjësia bie mbi mua”, u shpreh Koeman.

Në përballjen ndaj Marokut, Holanda ishte shumë pranë kualifikimit, pasi kaloi në avantazh 1-0 në minutat e fundit me golin e Cody Gakpos. Megjithatë, në kohën shtesë erdhi barazimi i dhimbshëm i Issa Diop, që çoi ndeshjen drejt penalltive.

Koeman foli edhe për ndjenjat e tij pas përfundimit të aventurës në Botëror, duke vlerësuar rrugëtimin e tij në futboll. “Ky ëndërr nuk u realizua. Por mbi të gjitha jam krenar për gjithçka që futbolli më ka dhënë, për njerëzit që kam takuar dhe për faktin që pata privilegjin ta bëj pasionin tim profesion”, shtoi ai.

Gjatë kësaj periudhe, ai u vu nën kritika të forta nga tifozët dhe mediat në Holandë, kryesisht për largimin nga filozofia tradicionale sulmuese e ekipit. Në ndeshjen vendimtare ndaj Marokut, Koeman zgjodhi një skemë më të kujdesshme me pesë mbrojtës dhe u mbështet kryesisht te kundërsulmi.

Me këtë vendim mbyllet edhe periudha e tij e dytë në krye të Holandës.

Koeman e kishte drejtuar më parë kombëtaren holandeze nga viti 2018 deri në 2020, përpara se të largohej te Barcelona. Ai u rikthye sërish në këtë post në vitin 2023, pas largimit të Louis van Gaal.

https://www.instagram.com/p/DaOW6rQCFVc

Promo