Klubit anglez, Sheffield United do t’i hiqen dy pikë në fillim të sezonit të ardhshëm, ka njoftuar Liga Angleze e Futbollit (EFL).
Sheffield United u ndëshkua duke i hequr pikët për mospagimin e borxheve ndaj klubeve të tjera.
Klubit nga stadiumi “Bramall Lane” i janë hequr me kusht edhe dy pikë të tjera, të cilat do të aktivizohen nëse nuk i shlyejnë borxhet.
Sheffield United është kandidati më i madh për rënie nga Liga Premier, pasi aktualisht ndodhet në fund të tabelës me 16 pikë, gjashtë më pak se zona e sigurisë.
Për këtë me shumë gjasa që sezonin e ardhshëm të luajë në kampionat.
Klubi njoftoi se nuk do të apelonte gjobën dhe ra dakord të paguante kostot e EFL prej afër 350 mijë euro.
Mospagesat në lidhje me pesë transferime të ndryshme lojtarësh dhe vonesa në mënyrë kumulative kaluan 600 ditë. /Telegrafi/
Some detail behind Sheffield United’s financial breach…
So -10 when you spend too much on players, and -2 when you don’t pay for players…
Glad we’re all clear! 😂 pic.twitter.com/vcscGlDQpU
— The72 – We Love the #EFL (@_The72) April 11, 2024
sport,Premier League , Premier League