Serie A

Juventusi do të shqyrtojë ofertat për Edon Zhegrovën

Edhe pse ka spikatur në ndeshjet e fundit dhe ka marrë vlerësime nga trajneri Luciano Spalletti, e ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë e paqartë. Klubi italian ka vendosur të analizojë në janar çdo ofertë për futbollistin, pasi pritet që një lojtar krahu të largohet nga skuadra.…

Juventusi do të shqyrtojë ofertat për Edon Zhegrovën

Edhe pse ka spikatur në ndeshjet e fundit dhe ka marrë vlerësime nga trajneri Luciano Spalletti, e ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë e paqartë.

Klubi italian ka vendosur të analizojë në janar çdo ofertë për futbollistin, pasi pritet që një lojtar krahu të largohet nga skuadra.

Në fundjavën e kaluar, Zhegrova zhvilloi për herë të parë pas dy vjetësh një ndeshje të plotë në Serie A. Ai kontribuoi me një asistim në fitoren 4:0 ndaj Frosinones.

“Po paraqitet më mirë, është përgatitur siç duhet gjatë verës dhe ka përparuar në hierarki e në dukshmëri për Spallettin. Vendimet do të merren në janar dhe ende nuk ka një qëndrim përfundimtar, megjithëse ofertat e mundshme do të shqyrtohen”, raportoi “Corriere dello Sport” për Zhegrovën.

Vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 15 milionë euro. Zhegrova ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030 dhe këtë sezon ka shënuar 2 gola e ka dhënë 3 asistime në kampionat.