Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Lajme

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndëshkohet në ndeshjen e ardhshme të Liverpoolit në Ligën Premier ndaj Aston Villës.

Pasi lëshuan pikë ndaj Evertonit dhe West Hamit, Liverpooli u rikthye tek rezultatet pozitive me një fitore bindëse 4-2 ndaj Tottenhamit.

Përkundër faktit që morën tri pikët, tifozët e Liverpoolit sulmuan ashpër Darwin Nunezin për shkak të paraqitjes së tij të dobët.

Klopp në anën tjetër ka edhe dy ndeshje të mbetura në stolin e Liverpoolit pasi në fund të sezonit do t’i jap fund aventurës nëntëvjeçare me ‘Të Kuqtë’.

Ekipi i tij do të vizitojë Aston Villan të hënën e ardhshme para se të luajnë xhiron e fundit ndaj Wolvesit më 19 maj në ‘Anfield’. Dhe trajneri gjerman është në rrezik që të humbasë ceremoninë e tij lamtumirëse nga tifozët.

Nëse Klopp ndëshkohet me karton të verdhë ndaj Aston Villës, atëherë ai do të dënohej me një ndeshje dhe kështu do të detyrohej që ta përcillte ndeshjen ndaj Ëolvesit nga tribunat.

Klopp paraprakisht ishte dënuar në dy raste gjatë këtij sezoni dhe një karton i verdhë i tretë do ta detyronte atë që të vuajë këtë dënim.

I pari i Liverpoolit u ndëshkua me të verdhë ndaj Luton Town ndërsa kartonin e dytë e mori ndaj Burnleyt. /Telegrafi/



sport,Jurgen Klopp,liverpool,Premier League , Jurgen Klopp,liverpool,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *