Pas barazimit 0-0 të Anglisë kundër Ganës në Kupën e Botës 2026, Jude Bellingham komentoi edhe emërimin e Jose Mourinhos në krye të Real Madridit.
Mesfushori anglez foli me superlativa për teknikun portugez, duke e konsideruar atë një figurë të madhe të trajningut.
“Mourinho është një top trajner”.
Futbollisti i Anglisë dhe i Real Madridit shprehu po ashtu kënaqësinë e tij për afrimet e bëra nga klubi në merkato, duke nënvizuar se skuadra është përforcuar me cilësi dhe eksperiencë.
“Jam shumë i lumtur. Kemi bërë gjithashtu nënshkrime të shkëlqyera, shumë afrime, me shumë cilësi dhe përvojë”.
“Do të jem shumë i lumtur të punoj me ta”, përfundoi Bellingham.
Në të njëjtën kohë, ylli i “Tre Luanëve” mbetet i përqendruar te objektivi për të fituar Kampionatin Botëror 2026 me Anglinë, që pas dy ndeshjeve ka grumbulluar katër pikë në fazën e grupeve.
Anglisë i ka mbetur për të luajtur edhe një takim në grup, përballë Panamasë.//


