Joe Cole beson se Granit Xhaka është përforcimi ideal për Chelsean

Joe Cole beson se Granit Xhaka është përforcimi ideal për Chelsean

Lajme

Joe Cole është shprehur i bindur se Granit Xhaka do të ishte afrimi i duhur për Chelsean, duke vlerësuar përvojën e tij dhe ndikimin që mund të sjellë në dhomën e zhveshjes.

Ish-reprezentuesi anglez e ka përshëndetur këtë transferim të mundshëm, duke e paraqitur atë si një sinjal të rëndësishëm për mënyrën se si klubi londinez po e qaset merkatos.

“Ndjekja e Xhakës është një shenjë e mirë për tifozët e Chelseat, sepse tregon se kufizimet për të nënshkruar vetëm lojtarë të rinj dhe për t’i zhvilluar ata tashmë janë hequr. Duket se klubi po bën hapa pozitivë dhe ai më duket si karakteri i duhur për dhomën e zhveshjes”.

Sipas raportimeve, Chelsea ka paraqitur një ofertë fillestare prej tetë milionë funtesh për mesfushorin Granit Xhaka, por Sunderland e ka refuzuar atë. Megjithatë, bëhet e ditur se 33-vjeçari tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me Blutë e Londrës.

Interesimi i Chelseat për Xhakën lidhet kryesisht me kërkesën e trajnerit të ri, Xabi Alonso, i cili më herët e fitoi titullin e Bundesligës pa asnjë humbje te Bayer Leverkusen së bashku me mesfushorin shqiptar.

Ndonëse Cole pranoi se Xhaka me gjasë nuk do të ishte zgjedhja e parë përpara Moises Caicedo dhe Enzo Fernandez, ai nënvizoi se eksperienca dhe cilësitë e tij si lider do t’i sillnin skuadrës një vlerë të madhe.

Promo