James Rodriguez dhe Luis Diaz shpërthejnë në lot pas daljes së Kolumbisë ndaj Zvicrës në Kupën e Botës

James Rodriguez dhe Luis Diaz shpërthejnë në lot pas daljes së Kolumbisë ndaj Zvicrës në Kupën e Botës

Lajme

Humbja e Kolumbisë në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026 la pasoja të mëdha emocionale te përfaqësuesja nga Amerika e Jugut, që nuk arriti t’i përmbante lotët pas disfatës 4-3 me penallti përballë Zvicrës.

Pas 120 minutave lojë pa asnjë gol, fati i ndeshjes u vendos nga pika e bardhë, aty ku gabimet në ekzekutim i kushtuan shtrenjtë Los Cafeteros dhe i dhanë fund shpresave të tyre për një vend në çerekfinale.

Zvicra siguroi kualifikimin me rezultatin 4-3 në penallti dhe në fazën tjetër do të përballet me Argjentinën.

Eliminimi goditi fort futbollistët kolumbianë, sidomos figurat kryesore të skuadrës, të cilët kishin objektiv ta çonin kombëtaren e tyre mes tetë më të mirave.

Ndër momentet më prekëse pas ndeshjes ishte reagimi i kapitenit James Rodriguez dhe i yllit të ekipit, Luis Diaz.

Në stadiumin BC Place të Vancouverit, të dy lojtarët u panë duke qarë në fushë pas serisë së penalltive, ndërsa më pas u ngushëlluan nga stafi i trajnerëve.

Promo