Iliria sqaron ndarjen me Matias Tatangelo, klubi zbulon arsyet e largimit para play-off-it

Iliria sqaron ndarjen me Matias Tatangelo, klubi zbulon arsyet e largimit para play-off-it

Lajme

Iliria njoftoi vetëm pak minuta më parë emërimin e Dritan Smajlit si trajnerin e ri të skuadrës. Pas prezantimit të rikthimit të lezhjanit, klubi nga Fushë-Kruja publikoi edhe një reagim tjetër.

Këtë herë deklarata lidhej me largimin e trajnerit të mëparshëm, Matias Tatangelo. Klubi u ka shpjeguar tifozëve arsyet që çuan në mbylljen e bashkëpunimit me 40-vjeçarin argjentinas, duke theksuar se përpara ndeshjes së “play-off” pati keqkuptime.

NJOFTIMI:

KF Iliria njofton se ka vendosur të mos vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin argjentinas. Ky vendim është marrë pas situatave të krijuara para ndeshjes së “play-off”, ku kanë pasur keqkuptime me grupin e lojtarëve dhe mungesë disipline, gjë që e bëri të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit. Klubi e falënderon për punën e deritanishme dhe i uron suksese në vazhdim.

Promo